
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, me totalin që arrin në 1,734,872 euro. Nga kjo shumë, një pjesë e madhe është dedikuar për kategori si akomodim, marketing dhe ushqim e pije.
Vetëm për paga të punëtorëve, VV-ja ka shpenzuar rreth 272 mijë euro, me muajin shkurt që shënon edhe kulmin e shpenzimeve mujore për këtë kategori.
Ndërkohë, në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, që zë peshën më të madhe në bilanc, shpenzimet kapin shifrën prej 604 mijë euro. Brenda kësaj kategorie, partia ka paguar mbi 304 mijë euro për akomodim, më shumë se 257 mijë euro për ushqim dhe pije, dhe 41 mijë euro për furnizime zyre.
Vetëvendosje gjithashtu ka dhënë 111 mijë euro për naftë, gati 500 mijë euro për marketing, dhe 47 mijë euro për dreka zyrtare, ndërkohë që mbi 27 mijë euro janë shpenzuar për udhëtime brenda vendit.
Në tre muajt e parë janë evidentuar edhe shpenzime në shërbime teknike (12,471 euro), si dhe në mobilje dhe pajisje të vogla (8,749 euro). Për komunikim dhe shërbime postare janë shpenzuar 18 mijë euro.
Shpenzimet i gjeni KËTU .