LDK shpenzon mbi 155 mijë euro në tremujorin e parë të 2025 – i mbeten mbi 12 mijë euro nga buxheti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK shpenzon mbi 155 mijë euro në tremujorin e parë të 2025 – i mbeten mbi 12 mijë euro nga buxheti

    Insajderi
    24 April 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025. Në këto raporte përfshihet saktësisht buxheti i dispozicionuar dhe shpenzimet e secilit subjekt.

    Sipas raportit të publikuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka realizuar shpenzime në vlerë prej 155,334 euro e 10 centë nga janari deri në mars të këtij viti.

    Ndërkohë, buxheti total që kjo parti kishte në dispozicion gjatë kësaj periudhe ishte 168,177 euro e 46 centë.

    Kjo nënkupton se LDK-së i kanë mbetur të pashpenzuara 12,843 euro e 36 centë, të cilat mund të përdoren në periudhat e ardhshme ose për qëllime të tjera brenda kornizës buxhetore./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark