Dështon sërish votimi për kryekuvendare – Albulena Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon sërish votimi për kryekuvendare – Albulena Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

    Insajderi
    25 April 2025 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën e gjashtë me radhë të karakterit konstituiv, e cila u hap nga kryesuesi Avni Dehari.

    Në hapje të seancës, Dehari ftoi Glauk Konjufcën për të paraqitur kandidaturën për postin e kryetares së Kuvendit.

    Konjufca ka rikonfirmuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë mbetet Albulena Haxhiu.

    Megjithatë, votimi për zgjedhjen e saj ka dështuar sërish.

    Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 47 kundër, ndërsa 3 abstenuan.

    Pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave, kandidatja Haxhiu nuk u zgjodh në krye të Kuvendit dhe seanca u mbyll.

    Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 27 prill.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark