
Profesori universitar, dhe ish-ministri Ethem Çeku me vëllezër që kanë një padi aktive kundër tyre për një pronë të shtrenjtë nga mbesa e tyre Doruntina Çeku, muaj më parë tentuan që ta pengojnë këtë të fundit edhe që të flas publikisht për këtë rast. Edhe Gjykata e Apelit ka vendosur kundër kërkesë së tyre për masë të sigurisë kundër prononcimeve publike të mbesës.
Muaj më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar për një proces civil gjyqësor ku të paditur janë profesori universitar, dhe ish-ministri Ethem Çeku me vëllezërit Ali e Gani Çeku.
Për këtë proces, ajo kishte reaguar edhe publikisht, derisa procesi gjyqësor deri tash ka pasur zvarritje edhe të natyrës ku janë ndërruar disa gjyqtar duke e bërë që tash e dy herë të fillojnë seancat nga e para.
Pas kësaj, Gani, Ethem e Ali Çeku, tre vëllezër ishin bërë bashkë duke e paditur mbesën Doruntina Çeku fillimisht për shpifje duke I kërkuar 5 mijë euro, dhe bën po ashtu kërkesë që të njëjtës ti ndalohet çdo prononcim në rrjete sociale e media në lidhje me procesin gjyqësor ku ajo po kërkon që ti kthehet prona e prindit të saj, në të njëjtën kohë vëllai I tyre.
Tre vëllezërit Çeku, pas padisë, kërkuan ekstra nga Gjykata që mbesës Dorentina Çeku Eymann t’i ndalohet “publikimi i çfarëdo deklarate, prononcimi, njoftimi ose informacioni në rrjete sociale dhe në media lidhur me paditësit Ali (Deme) Çeku, Ethem (Deme) Çeku dhe Gani (Deme) Çekuderi deri në sjelljen e një aktgjykimi të plotfuqishëm të gjykatës
Ata e kërkuan këtë masë në Gjykatën Themelore në Pejë, dhe ua refuzoi. Kërkuan edhe nga Apeli, por edhe instance e dytë e ka refuzuar këtë kërkesë, që në thelb është: ti ndalohet mbesës që pos padisë për kthimin e pronës të mos flas për të.
“REFUZOHET si e pathemeltë ankesa e paditësve – propozuesve të sigurimit Ali (Demë) Çeku, Ethem (Deme) Çeku dhe Gani (Demë) Çeku, të gjithë me adresë në rr.”Bill Klinton”, nr.64, Pejë, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, C.nr.1007/24, i datës 08.05.2024, VERTETOHET”, thuhet në vendimin e Apelit.
Kjo kërkesë e tyre tashmë e refuzuar erdhi pasi që ajo reagoi në publik, fillimisht në “Facebook”, pastaj edhe në një intervistë në Insajderi.
“Historia fillon qysh nga vitet 90’ta dhe vazhdon akoma e qe pika kulminante e kësaj historie është viti 2013 dhe padinë te cilën e kam iniciuar ne Gusht te vitit 2019. Si dhe pse deri këtu e kështu do ju tregoj me vone”, pati deklaruar javë më parë ajo në një postim në Facebook.
“Ne kete histori jane te involvuar shume njerez duke filluar nga “familja e babait “ dhe duke vazhduar deri tek institucionet dhe lajthitja e organizuar dhe e orkestruar konkretisht nga : Ali Deme Çeku, Ethem Deme Çeku dhe Gani Deme Çeku. Te njejtit jane te paditur dhe lenda do te vijon ne shqyrtimin e radhes. Per me shume mediat do te ju mbajne te informuar. Ne kete lende une perfaqesoj prinderit e mi dhe poashtu motrat dhe vellezerit mi si e autorizuar. Skandali dhe historia po vazhdon…”, pati shkruar ajo.
Ajo pati dhënë edhe një intervistë në Gazetën Insajderi fill pas seancës gjyqësore, e të cilën e gjeni këtu:
Lexo raportimet e Insajderit për këtë rast: