Shok te Dortmund! Futbollisti drejt largimit të papritur – klauzola që mund ta rrëmbejë çdo moment! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Insporti

    Shok te Dortmund! Futbollisti drejt largimit të papritur – klauzola që mund ta rrëmbejë çdo moment!

    Insajderi
    26 April 2025 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një sezon pas transferimit nga Shtutgarti te Borussia Dortmundi për 18 milionë euro, Serhou Guirassy mund të largohet sërish. Sulmuesi 29-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me 28 gola në 40 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, veçanërisht në Premier League, shkruan Insajderi.

    Në kontratën e tij me verdhezinjtë ekziston një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, e cila mund të aktivohet në çdo moment. Për klubet angleze me fuqi financiare, kjo shifër nuk përbën pengesë.

    Aktualisht, më i interesuari për shërbimet e tij duket të jetë Arsenali, i cili po kërkon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark