Insajderi
Lajme

Publikohet fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin fatal në Vogovë të Gjakovës

Insajderi
27 April 2025 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin fatal në Vogovë të Gjakovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.

Gjatë ditës u raportua se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krum i Shqipërisë.

Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark