Vrasja e besimtarit mysliman në xhami, publikohet fotografia e të dyshuarit- kapet në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrasja e besimtarit mysliman në xhami, publikohet fotografia e të dyshuarit- kapet në Itali

    Insajderi
    28 April 2025 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Olivier A., dorasi i dyshuar për vrasjen e një besimtari mysliman në një xhami në Francë, është dorëzuar në stacionin e Policisë në Pistoia të Italisë.

    Siç raporton France 24, një gjykatës hetues “do të njoftohet” dhe do të lëshohet një urdhërarrest evropian me qëllim transferimin e tij në Francë, procedurë kjo që mund të zgjasë “disa ditë ose disa javë”, specifikoi prokurori i Alès, përcjell Insajderi.

    Në platformën ‘X’, Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, përgëzoi “përzemërsisht” “hetuesit (të cilët) demonstruan vendosmëri dhe profesionalizëm të madh që bënë të mundur marrjen e rezultateve në një kohë shumë të shkurtër”.

    Më shumë se 70 oficerë policie dhe xhandarë janë vendosur që nga e premtja për të “gjetur dhe arrestuar” këtë burrë, i cili konsiderohet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, sipas prokurorit.

    “Pasi u mburr për aktin e tij, pasi praktikisht mori përgjegjësinë për të, ai bëri komente që sugjeronin se kishte ndërmend të kryente sërish akte të ngjashme”, theksoi ai të dielën.

    Në videon që dorasi vetë e bëri të premten menjëherë pas vrasjes së tij, duke u përballur me viktimën e tij që po vdiste, vrasësi e përgëzoi veten për aktin e tij dhe fyente fenë e viktimës së tij: “E bëra, (…) Allahu yt i dëshpëruar”, përsëriti dy herë ai. /Insajderi.org/

    SHIH EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark