
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha, së bashku me Menaxherin e Makinerisë për Mbikëqyrjen e Ashensorëve, Skender Xani, realizuan me sukses një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës.
Kjo marrëveshje përfshin mirëmbajtjen e tërësishme të objektit ku ndodhen zyrat e këtyre shoqatave, përfshirë mirëmbajtjen e ashensorit dhe do të realizohet plotësisht falas nga Ndërmarrja Publike Banesore.
“Kjo iniciativë është një shprehje falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë të jetë përkrahëse e këtyre kategorive të çmuara të shoqërisë sonë“, thuhet në njoftimin e NPB’së.