Policia në Pejë kërkon ndihmë në kapjen e këtij të dyshuari për vrasje në tentativë, ia publikon foton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Pejë kërkon ndihmë në kapjen e këtij të dyshuari për vrasje në tentativë, ia publikon foton

    Insajderi
    28 April 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar sot fotografinë dhe të dhënat e një personi të kërkuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

    Personi i kërkuar është Miftar (Xhevat) Dobraj, i lindur më 23 dhjetor 1987 në Pejë. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    LEXO EDHE:

    Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojnë menjëherë autoritetet policore, duke përdorur këto numra telefoni:

    192 ose 0800 19999 (linjë pa pagesë)

    039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë

    Po ashtu, informacionet mund të dërgohen edhe përmes email-it në adresën: [email protected].

    Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark