Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re – a po vijnë në bashkëpunim? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re – a po vijnë në bashkëpunim?

    Insajderi
    28 April 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me një këngë të re.

    Ai fshiu të gjitha postimet në Instagram, duke publikuar një fotografi të re, me anë të së cilës njoftoi edhe projektin.

    Menjëherë pas tij ka qenë edhe Egli Tako që ia bëri me dije ndjekësve se ka gati këngën e re.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Siç shihet ata po vijnë me një bashkëpunim që do të jetë befasi për fansat e shumtë të dyshes.

    Të njëjtit duket se po shijojnë lidhjen e tyre të krijuar në BBVA, jashtë shtëpisë e larg kamerave.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë po sjell çifti dhe se si do të jetë ky projekt.

    Vlen të ceket se kanë kaluar vetëm dhjetë ditë që nga mbarimi i edicionit të katërt të Big Brother./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark