"Ka dalë i armatosur..." Gjyqtarja nga Peja kërcënohet me kallashnikov nga ish-zyrtari policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka dalë i armatosur…” Gjyqtarja nga Peja kërcënohet me kallashnikov nga ish-zyrtari policor

    Insajderi
    30 April 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Banjë të Pejës, ku ish-polic dhe palë në një procedurë civile, ka kërcënuar me armë gjyqtaren, Lirika Sylaj, gjatë seancës gjyqësore.

    Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i dyshuari ka dalë i armatosur me një kallashnikov para gjyqtares së procedurës paraprake dhe e ka kërcënuar drejtpërdrejt, më pas ka ikur dhe është ende në arrati.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit për identifikimin dhe kapjen e tij. Shtëpia e të dyshuarit është bastisur, por ai nuk është gjetur.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, është autorizuar Policia për ta lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark