Faton Peci komenton telefonatën mes Konjufcës dhe Gecit: Kam respekt për familjen Geci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci komenton telefonatën mes Konjufcës dhe Gecit: Kam respekt për familjen Geci

    Insajderi
    01 May 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Faton Peci është deklaruar për debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit.

    Ai tha se nuk e di se a ka ndodh telefonata por ka respekt për familjen Geci.

    Peci ka shtuar se nuk është pjekuri politike që mesazhet dhe thirrjet telefonike të shfaqen në media.

    “Nuk e di a ka ndodh telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe unë po iu tregoj, mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicinoi LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark