Insajderi
Lajme

Rënia për 24 pozita në lirinë e medias, Ambasadori gjerman Rohde: Kosova më poshtë se Serbia

Insajderi
02 May 2025 - 12:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rënia për 24 pozita në lirinë e medias, Ambasadori gjerman Rohde: Kosova më poshtë se Serbia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi indeksin e lirisë së medias, ku Kosova ka shënuar një nga rëniet më të theksuara.

Rohde vuri në pah se Kosova ka rënë për 24 pozita në këtë indeks, duke u renditur në fund të listës për rajonin dhe madje pas Serbisë sa i përket lirisë së shtypit, shkruan Insajderi.

“Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme,” thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark