Tentativa e 10-të nesër: A do ta ketë Kosova më në fund një kryeparlamentar? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentativa e 10-të nesër: A do ta ketë Kosova më në fund një kryeparlamentar?

    Insajderi
    02 May 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën, më 3 prill, do të zhvillohet tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të legjislaturës së nëntë.

    Përpjekjet e mëparshme – gjithsej nëntë seanca – kanë dështuar në përmbushjen e këtij qëllimi, shkruan Insajderi.

    Ngërçi politik ka lindur si rezultat i këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave të mjaftueshme. Në seancën e nëntë, procesi i votimit u ndryshua pas propozimit të kryesuesit Avni Dehari, i cili kërkoi që votimi të zhvillohej në mënyrë të fshehtë.

    Ky propozim ngjalli reagime të ashpra nga deputetët e opozitës, përkatësisht nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, të cilët e kundërshtuan ashpër këtë metodë.

    Nga ana tjetër, Vetëvendosje i akuzoi këto subjekte politike për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

    Seanca e radhës pritet të nisë nesër në orën 10:00, por me zhvillimet që po përsëriten, ngërçi politik duket se do të vazhdojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark