Houthit sulmojnë Izraelin, shteti izraelit lëshon një paralajmërim të frikshëm për ta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Houthit sulmojnë Izraelin, shteti izraelit lëshon një paralajmërim të frikshëm për ta

    Insajderi
    04 May 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raketë e lëshuar nga Jemeni ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të Izraelit të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.

    Pamjet e paverifikuara të postuara në internet, siç raporton BBC, duket se tregojnë shoferë në një rrugë aty pranë të ndaluar për t’u fshehur teksa bie predha, duke krijuar një re tymi të zi pranë aeroportit, i cili ndodhet në periferi të Tel Avivit, përcjell Insajderi.

    Katër persona u lënduan nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u lënduan gjatë rrugës për t’u strehuar, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës.

    Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë se “kushdo që na godet, do t’i godasim shtatë herë më fort”.

    Huthit, grup rebel i mbështetur nga Irani me bazë në Jemen, kanë nisur rregullisht sulme me raketa drejt Izraelit në solidaritet me Hamasin në Gaza. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark