Harry Kane ia "bën përhair" trofeut të parë në karrierë, Bayern Munich shpallet kampion në Bundesliga - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Harry Kane ia “bën përhair” trofeut të parë në karrierë, Bayern Munich shpallet kampion në Bundesliga

    Insajderi
    04 May 2025 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mallkimi i Harry Kane pa trofe ka marrë fund këtë të diel teksa Bayern Munich ka fituar titullin e Bundesligas pas barazimit me rezultat 2-2 të Bayer Leverkusenit në udhëtim ndaj Freiburgut. 

    Kurorëzimi i Bayernit si kampion u konfirmua zyrtarisht vetëm një ditë pas barazimit dramatik me rezultat 3-3 ndaj Leipzigut, pasi të besuarit e Xabi Alonsos u ndalën në udhëtim nga Freiburgu. 

    Nikoqirët patën një epërsi prej 2-0 në minutën e 48-të, por Florian Wirtz dhe Jonathan Tah realizuan në pjesën e dytë për t’u siguruar se do ta fitojnë të paktën një pikë.

    Me tetë pikë diferencë mes dy skuadrave dhe me një dallim prej 30 golash mes tyre, Bayerni tani nuk mund të arrihet në krye të tabelës me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

    Dominimi i tyre gjatë këtij sezoni nuk lë hapësirë për dyshime dhe vëmendja tani do të kthehet tek festa e titullit dhe traditat e tyre.

    I ashtuquajturi ‘mallkim i trofeve’ për Harry Kane ka qenë një temë diskutimi për shumë vite në botën e futbollit, por tani ka marrë fund me stil.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark