VV'ja kryeneçe në propozim: Edhe sot Albulena Haxhiu kandidate për kryekuvendare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV’ja kryeneçe në propozim: Edhe sot Albulena Haxhiu kandidate për kryekuvendare

    Insajderi
    05 May 2025 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se edhe në seancën e sotme konstituive do të propozohet Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit.

    Një gjë të tillë e bëri të ditur ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, në një prononcim para mediave pak para se të fillojë seanca konstituive, e paraparë të mbahet nga ora 10:00, shkruan Insajderi.

    Argumenti i Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër që nga partitë opozitare është përshkruar si figurë përçarëse, është se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë.

    Edhe deputeti Arbër Rexha e ka konfirmuar se do të jetë Haxhiu kandidatja e njëjtë e VV’së. Ai, bashkë me Pecin, kanë bashkërenduar qëndrimet lidhur me votimin e fshehtë, duke thënë se nuk ka shkelje ligjore dhe procedurale në mënyrë që të respektohet vullneti i deputetëve.

    Ai ka bërë të ditur se paraprakisht do të mbahet edhe një mbledhje, pa specifikuar se me kë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark