
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Limaj para mediave, para nisjes së seancës ka thënë se nuk e mbështet votimin e fshehtë dhe se është kundër praktikave të mëhershme parlamentare, shkruan Insajderi.
“Ne e kemi pasë qëndrimin, ne besojmë që është në kundërshtim me praktikat parlamentare. Sikur të kishte filluar me fillim me votimin e fshehtë, është e lejueshme edhe me rregullore edhe me ligj edhe s’kish pasë asnjë problem. Mirëpo ka filluar me votimin e hapur dhe duhet të përfundojë kështu. Dëshirojmë që të respektohet edhe praktika edhe ligji”, ka thënë Limaj para mediave.
Nisma në seancat konstituive tradicionalisht ka abstenuar në votimin e kryekuvendarit. /Insajderi.org/