Ish-kryenegociatorja: A thua Kurti a po mundet me duru refuzimin e dinjitetshëm të LDK-së? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryenegociatorja: A thua Kurti a po mundet me duru refuzimin e dinjitetshëm të LDK-së?

    Insajderi
    06 May 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë ditës i dërgoi letër Kurtit, ku ndër të tjera refuzonte mundësinë për koalicion dhe kërkoi Qeveri Nacionale të Tranzicionit, të formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe nga përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

    Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, duke vënë ngrit pikëpyetje se a mund ta përballoj Albin Kurti refuzimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Në një postim në profilin e saj në Facebook, Tahiri tha se Kosova duron deri në krijimin e institucioneve, por ngriti dilema nëse Kurti do të mund ta përballojë “refuzimin dinjitoz” të LDK-së.

    “Kosova duron, pret rrugen drejt krijimit te institucioneve – por a thua Kurti po mundet me duru refuzimin e dinjitetshem te LDK-se”, shkroi Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark