
“I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku”. Kështu fillonte letra e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në drejtim të të parit të LDK’së ku i lutej për një koalicion qeverisës. Megjithatë, sot iu erdhi një refuzim, për çka edhe ndryshuan gjuhën.
Kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla Schwarz, e ka quajtur “kryetar të përkohshëm” Abdixhikun dhe ka aluduar se s’mund të qeverisë LDK’ja pa PDK’në pasi u refuzuan për koalicion, shkruan Insajderi.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, u tha në shkrimin e saj.
Shenja hidhërimi nga përgjigja e LDK’së shfaqi edhe deputeti i LVV’së, Armend Muja. Ai tha se “humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit”.
“LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, u tha në shkrimin e tij.
Fjalën e mori edhe Dimal Basha, deputeti i VV’së, i cili i tha Abdixhikut ti vazhdo me PDK’në “e na jo”.
““Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!”
Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme.
Ti vazhdo me ta, ne jo!“, u tha në shkrimin e Bashës.
Abdixhiku gjatë ditës i dërgoi letër Kurtit, ku ndër të tjera refuzonte mundësinë për koalicion dhe kërkoi Qeveri Nacionale të Tranzicionit, të formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe nga përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Çka u tha në letrën e djeshme të Kurtit?
Për të tretën herë Albin Kurti i dërgoi ftesë Abdixhikut. Në ftesën e tretë, i kërkoi zyrtarisht koalicion.
“Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe“, thuhej ndër të tjera në letër.
“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?“, vijonte letra.
Hekuran Murati, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar lidhur me termin “hajvan”, të cilën e kishte përdorur Kurti për t’i përshkruar opozitën pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.
LEXO EDHE:
Megjithatë, Murati siç duket e ka gjetur një term më të zbutur: “ekonomikisht pa sens”.
“Besom që pyetjeve të tilla mund t’u përgjigjen vetë qytetarët se çfarë preferojnë. Ne jemi të itneresuar të zhbllokojmë procesin, prej datës 15 prill kemi ofruar mundësi e propozime për të dalë nga bllokada. Shpresojmë që edhe kjo të mos refuzohet nga opozita.
Kur thëni “tërë opozitën” është e pavërtetë dhe e pasaktë. Këtë sqarim e dha zonja Gërvalla, nëse i referoheni saktë citatin, aty thuhet se persona që premtojnë ekonomi më të lartë sesa GDP-ja, nuk kanë sens më të lartë. Nuk mund të quhen ekonomik me sens”, ka deklaruar ndër të tjera ai. /Insajderi.org/