Krimet ekonomike në aksion, dy pronarë laboratoresh në Fushë Kosovë në prangat e policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet ekonomike në aksion, dy pronarë laboratoresh në Fushë Kosovë në prangat e policisë

    Insajderi
    06 May 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy pronarë të laboratoreve, të cilët dyshohen se operonin në kundërshtim me ligjin.

    “Hetimet kanë filluar pas pranimit të informatave relevante që tregonin për zhvillimin e veprimtarive të paligjshme në këto subjekte shëndetësore, përfshirë kryerjen e analizave pa praninë e personelit të licencuar sipas kërkesave ligjore. Në kuadër të hetimeve janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore, të cilat kanë mundësuar mbledhjen e provave materiale që mbështesin dyshimet fillestare”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia bën të ditur se kanë mbyllur aktivitetin e këtyre laboratorëve.

    “Në vendngjarje janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim. Po ashtu, dy persona ( pronarë të dy laboratorëve) janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente”, thuhet në njoftim.

    Të gjitha veprimet janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark