Insajderi
Lajme

LDK’ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave të zgjedhur deputetë

Insajderi
08 May 2025 - 08:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK’ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave të zgjedhur deputetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot (e enjte) në ora 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kallëzimi penal është për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve nga ana e Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë rizgjedhur deputetë.

“Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark