Georgina dhe Ronaldo i ofruan një kuzhiniereje një shumë marramendëse për një javë në jaht, por kishin disa kërkesa - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Georgina dhe Ronaldo i ofruan një kuzhiniereje një shumë marramendëse për një javë në jaht, por kishin disa kërkesa

    Insajderi
    08 May 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez po përgatiten për një pushim luksoz në Ibiza, ku do të relaksohen në jahtin e tyre privat.

    Për këtë udhëtim, çifti ka vendosur të angazhojë një kuzhiniere private, duke ofruar për shërbimin e saj një pagesë marramendëse.

    Kuzhinierja e zgjedhur është Marta Garcia Bou, një influencuese e njohur që vepron në rrjetet sociale me emrin Boukie. Ajo është bërë e famshme përmes videove ku prezanton aftësitë e saj të veçanta në kuzhinë.

    Sipas vetë Martës, ishte Georgina ajo që e kontaktoi direkt përmes Instagramit, duke e ftuar të jetë kuzhinierja personale në jaht. Marta do të përgatisë ushqime ekskluzive për Ronaldon dhe Georginën, në çdo moment të ditës apo natës. Ajo theksoi se për vetëm një javë pune, do të paguhet më shumë se një milion euro.

    “Nëse duan biftek në orën dy të mëngjesit, do të zgjohem në atë orë dhe do t’ua përgatis. Do të jetë sfiduese, sidomos sepse do të udhëtojnë me gjithë familjen, përfshirë edhe fëmijët e vegjël, që mund të kenë dëshirat më të çuditshme. Do të jetë një spektakël”, – u shpreh Marta.

    Foto: Georgina Rodríguez/Instagram

    Ajo që e bën edhe më interesante këtë histori është fakti se Marta është e diplomuar për inxhinieri dhe punon si konsulente në kompaninë prestigjioze Deloitte.

    Megjithatë, është pasioni i saj për kuzhinën dhe përmbajtja në rrjetet sociale që i ka sjellë suksesin më të madh publik.

    Aktualisht, ajo ka rreth gjysmë milioni ndjekës në TikTok dhe afro 400 mijë në Instagram, duke u bërë një nga emrat më të njohur në fushën e gastronomisë në rrjet. Falë këtij ndikimi, ajo ka fituar besimin e shumë figurave publike, përfshirë këngëtarin e famshëm spanjoll Quevedo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark