
Një aksion i Njësisë së Antidrogës ka rezultuar me arrestimin e dy persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike në lagjen Vranjevc të Prishtinës.
BNë pranga kanë rënë Elham Beqiri dhe Xhemajl Beqiri, të cilët janë kushërinj dhe dyshohen se kanë qenë të përfshirë në shpërndarje të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të realizuar nga Policia në një lokacion në Vranjevc, është sekuestruar mbi gjysmë kilogrami marihuanë, e cila dyshohet se ishte e destinuar për tregun lokal.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrjetin e mundshëm të shpërndarjes dhe burimin e furnizimit me drogë./sinjali/