Insajderi
Lajme

Rrahje në sheshin e Podujevës, lëndohet një person

Insajderi
09 May 2025 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në sheshin e Podujevës, lëndohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në sheshin e qytetit në Podujevë shkruan Insajderi.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shto se policia i ka shoqëruar të dy në polici, njëri ishte i lënduar.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit  në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar.

Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark