
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në sheshin e qytetit në Podujevë shkruan Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shto se policia i ka shoqëruar të dy në polici, njëri ishte i lënduar.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar.
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.