KRM “Pastrimi”: Komuna e Prishtinës me borxh 2.7 milionë euro – rrezikohet pastrimi i qytetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KRM “Pastrimi”: Komuna e Prishtinës me borxh 2.7 milionë euro – rrezikohet pastrimi i qytetit

    Insajderi
    09 May 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KRM “Pastrimi” ka njoftuar se Komuna e Prishtinës nuk ka paguar asnjë cent për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave, duke krijuar një borxh prej mbi 2.7 milionë eurosh.

    Në njoftim thuhet se për shkak të mos pagesës, ndërmarrja nuk po arrin të sigurojë naftë për automjetet e saj dhe paralajmëron ndërprerje të shërbimit.

    Sipas njoftimit, komuna ka mbledhur rreth 600 mijë euro nga qytetarët por nuk i ka transferuar tek KRM “Pastrimi”, duke bllokuar funksionimin e saj. Ndërmarrja thotë se shëndeti publik është në rrezik dhe fajëson kryetarin Përparim Rama për injorim dhe lojëra politike.

    Sipas saj, shërbimi do të vazhdojë vetëm për aq kohë sa ka naftë në rezervarë.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark