Sali Berisha fjaloset me gazetaren: Të kanë porositur falangat e krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha fjaloset me gazetaren: Të kanë porositur falangat e krimit

    Insajderi
    21 April 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë seancën plenare është parë duke u zënë me fjalë me një prej gazetareve, e cila ishte duke i drejtuar pyetjen nëse do të tërhiqej nga deklarata e mëparshme brenda seancës plenare për armatosjen e shqiptarëve.

    Ai është munduar të ndryshojë fjalimin nga kjo temë, ndërsa gazetarja ka insistuar për një përgjigje konkrete.

    “Mos u bë zëdhënëse e Shullazit moj zonjë, ty të kanë porositur falangat e krimit. Unë asnjë presje nuk i heq asaj çfarë thashë.  Ajo është një organizatë kriminale”, tha ai, njofton Express.

    Më herët gjatë ditës, në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bëri thirrje qytetarëve që të armatosen ndaj sic ka thënë, qeverisë kriminale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark