"Ishte duke ecur ...", policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte duke ecur …”, policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prishtinë

    Insajderi
    10 May 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë dëgjuar dje në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Policia në raportin 24 orësh, njoftoj se një person ishte duke ecur kur në drejtim të tij një person ka filluar të shtijë me armë.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje në Tentativë”.

     Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, i dyshuari mashkull kosovar, ka filluar të shtijë me armë në drejtim të tij dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur. Të lënduar nuk ka, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në një kafiteri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 3-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark