Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

    Insajderi
    09 May 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 15:00.

    Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo është marrë informata për të shtëna me armë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti.

    Ajo njoftoi më tej se hetuesit policor kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

    “Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar,” përfundoi zëdhënësja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark