Tension në koncertin e Gjestit, reperi filmohet duke diskutuar i nervozuar me DJ-in e tij në skenë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tension në koncertin e Gjestit, reperi filmohet duke diskutuar i nervozuar me DJ-in e tij në skenë

    Insajderi
    11 May 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar, Gjesti, ishte natën e mbrëmshme i pranishëm në një nga klubet më të njohura të shqiptarëve në Linz, Austri, ku performoi për një audiencë të zjarrtë, të përbërë kryesisht nga të rinj dhe vajza që mbushën hapësirën plot entuziazëm.

    Megjithatë, gjatë performancës ndodhi një moment i pazakontë që shkaktoi tension në skenë. DJ-i personal i Gjestit, Gimbo, vendosi në sfond këngën “U Halite”, një këngë që reperi nuk e ka interpretuar asnjëherë në koncertet e tij.

    Arsyeja është emocionale: “U Halite” i kujton një periudhë të vështirë dhe depresive të jetës së tij, për të cilën ka folur publikisht gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova dhe Albania.

    @albanezij #gjesti #viral #fyp #linz #magiclounge #magicevent #shqiptar #shqiptaretneperbote #vip #donxhoni #butrintimeri #tayna #girls #prishtina #bigbrother #boss #tupana #club #kosovo #mitrovica #vushtrri #prizren #papi #baba #shqipetntiktok #club #music #bass #international #show #dance #follow #qikatshqiptare #qikatkosovare #king #millionair #privat #tupana #valle #bigbrothervipkosova #100k #dashni #dirty #showyourfreestyle #bedtimestories #historytime #historytiktok #wien #salzburg #austria #london #germany #hamburg #hannover #tirana #noizy #chika #bang #live #livemusic #international #bossgang #shpirt #vajzat #vajzatshqiptare #kallekalle #firsttime #noizy #tonight #bestpart #zemer ♬ Originalton – ALBANEZI

    Pasi u vu re nervozizmi i tij, Gjesti nuk reagoi në mënyrë të ashpër, por atmosfera u ndal për disa minuta. Pas qetësimit të situatës, DJ Gimbo vendosi super hitin e njohur të reperit, “HMM”, i cili ka arritur mbi 22 milion klikime në platformën YouTube.

    Kjo riktheu menjëherë atmosferën festive, ndërsa publiku reagoi me brohoritje dhe energji pozitive.

    Gjesti arriti ta tejkalojë me maturi këtë moment emocional dhe vazhdoi performancën me profesionalizëm, teksa po vazhdon të shijojë suksese të shumta pas përmbylljes me sukses të aventurës së tij në Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark