Zgjedhjet në Shqipëri: Pjesëmarrja arrin 38.44% deri në orën 17:00, më e lartë se në zgjedhjet lokale të 2023 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Shqipëri: Pjesëmarrja arrin 38.44% deri në orën 17:00, më e lartë se në zgjedhjet lokale të 2023

    Insajderi
    11 May 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme deri në orën 17:00.

    Sipas raportimeve nga 2266 qendra votimi, pjesëmarrja ka arritur në 38.44% që kur u hapën qendrat e votimit në të gjithë vendin.

    Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, në këtë orë pjesëmarrja ishte 35.07%, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, ajo kishte arritur në 43.89% deri në orën 16:00.

    Pjesëmarrja deri tani tregon një interes më të madh krahasuar me vitin e kaluar, por ende më poshtë nivelit të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark