“Na kthe gjysmën e lekëve se ishim të dehur” – ish-banori i Big Brother "kërkon" parat që hodhi te ditëlindja e Loredanës   - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Na kthe gjysmën e lekëve se ishim të dehur” – ish-banori i Big Brother “kërkon” parat që hodhi te ditëlindja e Loredanës  

    Insajderi
    12 May 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana Brati të shtunën ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj.

    Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-konkurrentë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Një ndër ta ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në Instagram postoi shumë foto e video nga ky aheng.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Madje në një video të postuar në Instastory, ai shfaqej teksa i hidhte para Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.

    Së fundmi ai ka bërë në tjetër postim ku me sa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.

    Ish-banoi ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.

    “Na i kthe gjysmën e lekëve se kemi hedh shumë nga pija”, shkruan Shkëlzeni krahas kësaj poze, duke e shoqëruar me ‘emoji’.

    Në të njëjtën festë ishte edhe Xheneta Fetahu e Egli Tako, ku kjo e fundit u tha se u largua nga eventi për shkak të saj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark