
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të shpëlarjes së parave, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe armëmbajtjes pa leje, që është duke u hetuar në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për periudhën kohore 2020–2024, shkruan Insajderi.
Pas hetimeve, policia ka bërë të ditur se është arritur të identifikohet pasuri shtesë që dyshohet se është në pronësi të një personi të dyshuar, shtetas kosovar.
Me vendim të Gjykatës kompetente, janë sekuestruar prona të konsiderueshme, përfshirë:
20 njësi banesore, me vlerë të përllogaritur rreth 1,788,410 euro
2 lokale afariste, në vlerë rreth 335,080 euro
17 vendparkime, që arrijnë vlerën e 145,176 eurove
6 depo, të cilat kapin shifrën e 17,388 eurove
Vlera totale e pasurisë së sekuestruar kalon 2.28 milionë euro.
Rasti po vazhdon të hetohet.