Dështoi për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit – Votimi për komisionin e fshehtë nuk kalon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështoi për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit – Votimi për komisionin e fshehtë nuk kalon

    Insajderi
    13 May 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, komisioni i fshehtë për votim nuk ka arritur të kalojë, pasi mori vetëm 56 vota për, ndërsa nuk u arrit shumica e nevojshme për ta miratuar. Kjo ka sjellë një tjetër dështim të konstituimit të Kuvendit për herë të 15-të.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi që partitë politike të shprehen për këtë çështje.

    Në sallë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërsa rezultati i votimit ishte si më poshtë:

    56 deputetë për

    1 deputet kundër

    Asnjë abstenim

    Pasi nuk u arrit shumica e kërkuar, komisioni i fshehtë nuk kaloi, dhe Kuvendi do të mblidhet sërish më 15 maj në ora 10:30 për seancën tjetër.

    “Shihemi më 15 maj në orën 10:30”, tha shkurt Dehari teksa mbylli punimet e sotme.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark