Insajderi
Insporti

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Barcelona fitoi miliona në El Clasico

Insajderi
13 May 2025 - 13:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Barcelona fitoi miliona në El Clasico
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të dielën, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 4:3 në El Clasicon e zhvilluar në stadiumin Montjuic, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në La Liga.

Përveç suksesit në fushë, klubi katalanas theu edhe një rekord financiar, duke regjistruar të ardhurat më të larta ndonjëherë nga një ndeshje në shtëpi, shkruan Insajderi.

Sipas mediave katalanase, Barcelona fitoi plot 13.8 milionë euro nga shitja e biletave dhe të drejtave televizive për këtë përballje të shumëpritur.

Ky sukses financiar u ndihmua edhe nga vendimi strategjik i La Ligës për të vendosur orarin e ndeshjes në 16:15, çka mundësoi ndjekjen globale të saj.

Zyrtarët e klubit theksuan se bëhet fjalë për fitimin më të madh në historinë e El Clasicos dhe për ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Takimin e ndoqën 50,318 tifozë, të cilët panë një spektakël me gola dhe emocione nga të dyja skuadrat.

Për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Lamine Yamal dhe Raphinha me dy gola, ndërsa për Real Madridin realizoi një tregolësh Kylian Mbappe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark