Gucati për vizitën e Trëndafilovës në Kosovë: Për të mirë nuk ka ardh, ka ardhur që ta provokoi situatën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati për vizitën e Trëndafilovës në Kosovë: Për të mirë nuk ka ardh, ka ardhur që ta provokoi situatën

    Insajderi
    13 May 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati ka quajtur si “të suksesshëm” aksionin e tyre për të mos e lejuar kryetaren e Speciales, Ekatarina Trëndafilovës që të mbaj konferencë për media në Kosovë.

    “Trëndafilova duhet me i raportu institucioneve të Kosovës. Sot për herë të parë ndodhi që kjo shkoi për takim tek Avokati i Popullit, ai ( Naim Qelaj ) kur na ka vizitu në Hagë, ka ardhur në cilësi të personit fizik, e jo si Avokat i Popullit. Për të mirë nuk ka ardh kjo, ka ardhur që ta provokoi situatën në Kosovë, e zgjodhi qëllimisht 13 majin, që është dita e thememilit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë ( UDB-së ) që ta vizitoj Kosovën”, është shprehur Gucati ne T7, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark