
Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare nga Kosova, ka luajtur 33 ndeshje për Club Brugge këtë sezon ku ka shkëlqyer përkundër moshës së re.
Ardon Jashari ka shpërthyer këtë sezon me Club Brugge, ai ka të regjistruar 3 gola e 4 asistime në ligën belge në sezonin 2024/2025. Aq sa Jashari është në garë për Futbollistin e Vitit në Belgjikë. I ndihmoni nëse në transfermarkt.be shkruani një koment për Ardon Jasharin.
Mesfushori shqiptar ka zgjuar interesin e disa klubeve europiane, sidomos në Itali dhe Gjermani.
Sipas mediave italiane, Atalanta, Juventus, Milan dhe Roma kanë vëzhguar 23-vjeçarin që ka debutuar me përfaqësuesen e Zvicrës.
Në Bundesligë janë të interesuara dy klube. Bëhet fjalë për Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen.