Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik

    Insajderi
    14 May 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa në Riad të Arabisë Saudite të mërkurën, transmeton Insajderi.

    Është hera e parë që nga viti 2000 që liderët e dy shteteve takohen. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën takimin, duke theksuar se do të jetë një takim vetëm sa për t’u përshëndetur. E para këtij takimi, Trumpi ka thënë se do t’i heqë sanksionet ndaj Sirisë.

    Pse është i rëndësishëm takimi i Trumpit me presidentin e Sirisë?

    Takimi i presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar vizionin e Princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman për të ardhmen e Lindjes së Mesme.

    Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri ka shënuar një humbje të rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit, dhe një mundësi të madhe për Arabinë Saudite për të frenuar ndikimin iranian në botën arabe.

    Megjithatë, largimi i Assadit nuk mjafton për të forcuar bazat saudite dhe turke në Siri, shkruan BBC.

    Ajo që kanë nevojë të dy vendet është një qeveri e qëndrueshme nën udhëheqjen e al-Sharaas, e aftë për të rivendosur sigurinë, për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të udhëhequr rindërtimin e një vendi të shkatërruar nga lufta.

    Heqja e sanksioneve pesëdhjetëvjeçare të SHBA-së kundër Sirisë, siç thuhet me kërkesë të Mohammed bin Salman dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, hap rrugën për investime të konsiderueshme saudite dhe turke në Siri.

    Nga hapja pritet të përfitojnë edhe kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorin e energjisë.

    Takimi i Trumpit me al-Sharaan do të ndikojë shumë në dhënien e legjitimitet ndërkombëtar një njeriu që dikur njihej me emrin e tij Abu Mohammad al-Jolani, për shkak të 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark