Osmani pas takimit me Costan: Mjaft më me padrejtësi, t’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas takimit me Costan: Mjaft më me padrejtësi, t’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së

    Insajderi
    14 May 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehu shpresën që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të heqin masat ndaj Kosovës dhe të hapin rrugën e integrimit evropian për vendin e saj.

    “Kosova është gati të ecë përpara. Integrimi evropian është një rrugë që kërkon përkushtim… Nën udhëheqjen tuaj t’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së. Çdo minutë me masat në fuqi është minutë me shumë padrejtësi”, tha Osmani.

    Ajo i bëri thirrje edhe pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt.

    Presidentja u ndal edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e emërimit të emisarit të ri dhe duke shpresuar në një frymë të re dhe trajtim të barabartë në proces.

    “Fokusi kryesor i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë, mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ajo.

    Duke komentuar vizitën e fundit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë, Osmani e quajti atë “një akt të qartë që sfidon qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës”.

    Në përmbyllje, ajo falënderoi Presidentin Costa për mbështetjen dhe angazhimin në rrugën evropiane të Kosovës.

    “Është investim në paqe dhe stabilitet. Plani i rritjes për Ballkanin është një mundësi e mirë. Është qenësore të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark