Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

    Insajderi
    14 May 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se presin që presidentja Vjosa Osmani, të ofrojë ndonjë alternativë për zgjedhjen e ngërçit në Kuvend. 

    Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të lirojë rrugë nëse nuk mundet që t’i formojë institucionet e reja.

    “I takon të parit me u mundu me e ba zgjedhjen dhe besojë që ka kohë me reflektu, por nëse nuk mundet duhet me lëshu rrugë me ia dhanë mundësin partisë së dytë”, ka thënë Muhaxheri.

    Tutje, Muhaxheri në “Politiko” ka thënë se alternativa e tyre është që të bëhet një transitore dhe pastaj me u përgatit për zgjedhje vitin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark