Dëshmitarja mes lotësh: Mendova t’i jepja fund jetës nga traumat që më la Diddy - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dëshmitarja mes lotësh: Mendova t’i jepja fund jetës nga traumat që më la Diddy

    Insajderi
    15 May 2025 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Casandra “Cassie” Ventura, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së saj, rrëfeu mes emocioneve të forta para jurisë se në vitin 2023 kishte menduar të vetëvritej, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin në dhomën ngjitur. Ajo tha se ishte e rrënuar nga kujtimet e abuzimeve që pretendon se ka përjetuar nga Sean “Diddy” Combs.

    Ventura dëshmoi të mërkurën, më 13 maj, në gjykatën e Manhatanit, në ditën e tretë të gjyqit kundër Diddy. Cassie dhe Diddy kishin një lidhje të trazuar për rreth 10 vite, për të cilën ajo thotë se ishte e mbushur me abuzime psikologjike, fizike dhe seksuale. Ajo përmendi se ishte detyruar të merrte pjesë në “qindra” situata të quajtura “Freak Offs”, ku përfshihej në akte të detyruara seksuale.

    Ajo deklaroi se marrëdhënia përfundoi në vitin 2018, vit kur pretendon se është përdhunuar nga Diddy. Më pas, njohu bashkëshortin e saj aktual, Alex Fine, me të cilin ka dy vajza dhe janë në pritje të fëmijës së tretë.

    Por, sipas Cassie, procesi i përballjes me traumat filloi vetëm pas ndarjes. Në mars të vitit 2023, e mbingarkuar nga dhimbja dhe kujtimet, ajo tentoi të largohej nga shtëpia për t’u hedhur në trafik, ndërsa fëmijët e saj flinin. “Nuk e përballoja dot më dhimbjen,” tha ajo mes lotësh. “I thashë bashkëshortit tim: ‘Ti mund ta bësh këtë pa mua, nuk të duhem më.’”

    Alex Fine, që ka qenë i pranishëm në seancat gjyqësore për ta mbështetur, e ndaloi atë nga ky veprim. Cassie pritet të rikthehet në gjykatë të enjten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark