“Nuk është urgjente”, Fjalët e Kurtit e habitin Abdixhikun, del i shqetësuar nga takimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është urgjente”, Fjalët e Kurtit e habitin Abdixhikun, del i shqetësuar nga takimi

    Insajderi
    15 May 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi i thirru nga presidentja, Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

    Pas takimit, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku tha para mediave se nga ky takim nuk kishte ndonjë zgjidhje eventuale për të dal nga ngërçi i krijuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Presidentja kërkoj unitet për disa çështje madhore. Kjo është vështirë të bëhet pa partinë e parë. Nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Kjo është për keqardhje, 16 dështime. U mblodhëm për t’i dëgjuar ato që i dimë”, tha Abdixhiku.

    Tutje, Abdixhiku tha se ishte habitur me fjalët e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili kishte thënë në takim se “nuk është urgjencë”.

    Me habiti faktit që tha nuk ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është me tepër mediatike dhe jo e popullit të Kosovës. Fakti që se kupton që nuk është urgjente është më shqetësuese”, u shpreh Abdixhiku pas takimit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark