Postim skandaloz nga Nexhat Behluli i Luginës që dilte në debate me Sheshelin - kërkon eliminimin e 10 gazetarëve kosovarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Postim skandaloz nga Nexhat Behluli i Luginës që dilte në debate me Sheshelin – kërkon eliminimin e 10 gazetarëve kosovarë

    Insajderi
    15 May 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli, ka bërë një postim katastrofal në Facebook, ku ka bërë thirrje për eliminimin e 10 gazetarëve të Kosovës.

    Ai i ka quajtur ata “kancer i shtetit të Kosovës”, transmeton Insajderi.

    “Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka  eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, ka shkruar ai.

    Më poshtë gjeni postimin e tij:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark