Insajderi
Lajme

A do të shkoj vendi në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

Insajderi
15 May 2025 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të shkoj vendi në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive politike ka bërë të qartë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u bërë konstituimi i Kuvendit.

“Për momentin pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në asnjëra nga opsionet që mund të shkojmë në zgjedhje. Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi”, tha Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

Ajo tha se liderët treguan vullnet të mirë. “Ekziston një disponim minimal. Kishte dialog politik e të ndërsjellët”

“I kam inkurajuar liderët e partive politike të gjetjen e një  zgjidhje të përbashkët për konstituimin e kuvendit”, tha Osmani

Tutje Osmani njoftoi se javët tjetër do t’i ftoj në takim veç e veç liderët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark