Reçica sqaron punën e pagës në "Pastrimi" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica sqaron punën e pagës në “Pastrimi”

    Insajderi
    15 May 2025 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Pastrimit”, Florim Cakiqi, ka bërë të ditur se një pjesë e punëtorëve të kompanisë kanë marrë pagat e muajit, ndërsa një pjesë tjetër është ende në pritje.

    Insajderi ka raportuar që drejtorit të “Pastrimit” i ka dalë paga, bazuar në një dokument të ATK të dërguar nga burimet.

    Pas kësaj ka reaguar i njëjti duke thënë që kjo e dhënë është gjeneruar pasi që më 15 ka qenë data kur është dashur të deklarohen pagat në ATK.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Cakiqi tha se situata është e shqetësuese për punëtorët, të cilët janë të varur nga këto paga për të mbajtur familjet e tyre.

    Ai u shpreh se një pjesë e punëtorëve tashmë kanë marrë pagën, por që një grup tjetër është ende në pritje.

    “Ne si sindikatë, që nga paslufta, kemi qenë të shqetësuar për situatën e krijuar nga Menaxhmenti dhe Komuna. Punëtorët sigurisht që janë në pritje të përmirësimit të gjendjes, pasi është e ditur që ata varen nga të ardhurat që sigurojnë në ‘Pastrim’. Një pjesë e punëtorëve kanë marrë pagat, ndërsa për pjesën tjetër presim që menaxhmenti, sapo të ketë mundësi financiare, t’ua ekzekutojë pagat. Si përfaqësues i sindikatës, do të jem gjithmonë në mbështetje të të drejtave të punëtorëve”, tha Cakiqi.

    Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” po i duhet të përballet me një situatë alarmante, duke u ndeshur jo vetëm me pagat e papaguara, por edhe me mungesë të naftës për kamionët e saj.

    Në përpjekje për të adresuar këtë situatë, Kuvendi Komunal i Prishtinës mblodhi një seancë të jashtëzakonshme të martën, ku pika e shtatë e rendit të ditës ishte subvencionimi i pagave të punëtorëve të “Pastrimit”.

    Megjithatë, mbledhja dështoi pasi përfaqësuesit e partive PDK dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë, duke lënë të hapur mundësinë për zgjidhje të tjera.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark