Presidenca publikon pamje nga takimi i Osmanit me partitë joshumicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca publikon pamje nga takimi i Osmanit me partitë joshumicë

    Insajderi
    15 May 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.”

    Në njoftim thuhet se Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e tyre lidhur me rrugën për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

    “Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit. Presidentja ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i  institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit.”

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive politike ka bërë të qartë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u bërë konstituimi i Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark