Policia e Kosovës shpall në kërkim personin e dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë - ia publikon foton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës shpall në kërkim personin e dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë – ia publikon foton

    Insajderi
    15 May 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përmes Stacionit Policor të Podujevës, ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për implikim në veprën penale të “Vjedhjes së rëndë”, shkruan Insajderi.

    Ky person, i dyshuar për një vjedhje të ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc të Podujevës, është shpallur në kërkim pas autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.

    Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe apelon tek qytetarët për ndihmë në identifikimin dhe lokalizimin e tij.

    Autoritetet kërkojnë informacionet e mundshme që mund të çojnë në arrestimin e personit të dyshuar, duke kërkuar kontributin e komunitetit në këtë proces.

    “Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, ka deklaruar Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark