Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, mediat ruse: Bisedimet do të nisin nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, mediat ruse: Bisedimet do të nisin nesër

    Insajderi
    15 May 2025 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll do të fillojnë nesër, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

    Ende nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje, ndërsa rreth një orë më parë, mediat turke raportuan se delegacioni rus i udhëhequr nga Medinsky pritej në Pallatin Dolmabahce pak pas orës 8 të mbrëmjes.

    Në të njëjtën kohë, Maria Zakharova, drejtoresha ruse e departamentit të informacionit të ministrisë së jashtme ruse, sulmoi përsëri Zelenskyn, duke thënë se të gjithë po presin që ai t’u japë “dritën jeshile” negociatorëve të tij për të hyrë në dialog.

    “Së shpejti do të bëhen 24 orë që kur delegacioni rus mbërriti në Stamboll. Po presim që kllouni të mbarojë, që efekti i halucinogjenëve të kalojë dhe që ai t’u lejojë atyre që i ka ndaluar për tre vjet të fillojnë negociatat”, shkroi ajo në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark