Rama pret me batutë Kryeministrin britanik Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama pret me batutë Kryeministrin britanik Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj

    Insajderi
    16 May 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur me humor homologun e tij britanik, Keir Starmer, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

    Në momentin e takimit, Rama nuk i kurseu batutat, duke e lidhur mbërritjen e liderit britanik me motin e keq që kishte përfshirë kryeqytetin.

    “Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj”, i tha Rama – Starmer, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    Takimi i dy liderëve ndodhi në kuadër të këtij samiti të rëndësishëm evropian, që ka mbledhur mbi 50 liderë nga i gjithë kontinenti për të diskutuar çështje politike, sigurie dhe bashkëpunimi rajonal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark